Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, Luizi surprizoi Kiarën duke i dedikuar asaj një këngë e cila në më pak se 24 orë ka shënuar 1.6 milionë klikime në YouTube. Luizi doli nga shtëpia e “Big Brother” dhe shkoi në një ambient shumë të bukur, aty ku u realizua edhe surpriza e madhe të cilën Luizi e kishte paraprirë prej ditësh.
Ndërkohë Kiara u ftua në dhomën e rrëfimit dhe u pyet për ndjesitë e saj lidhur me surprizën që pret nga Luizi, “Gjithçka ndryshoi në momentin e dasmës, kur unë e putha Luin. Unë e shoh Luizin me shumë vlera. Kam arritur të nxjerrë një anë të mirë të tij. Shoh që edhe jashtë mund të jetë një baba shembullor. Sa më shumë rri këtu, aq më shumë më rriten ndjesitë. Duke ndenjur këtu 24 orë, imagjino jashtë sesa mund të zgjasë”.
Emocionet ishin të mëdha për Kiarën pasi pa atë çka Luizi kishte menduar për të dhe dukshëm teksa ai këndonte sytë e saj ishin të mbushur me lotë dhe gjatë gjithë kohës i puthte duart. Puthjet e përqafimet nuk munguan mes tyre, por as deklaratat e dashurisë. Pasi surpriza mbaroi ata u nisën sërish drejt shtëpisë dhe Kiara mes emocionesh i shprehu Luizit dashurinë e madhe që tashmë ndjen për të, teksa theksoi se tashmë s’do t’i ndahet më kurrë.
Një deklaratë e bukur kjo, e cila padyshim është kaq emocionuese kur e dëgjon. Kiara dhe Luizi morën urime të shumta nga banorët të cilët e panë gjithcka ndodhi nga monitori.