
Si prindër të tre fëmijëve, me siguri koha kushtuar vetëm njëri tjetrit, për Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon është e limituar, e si e tillë meriton të shijohet ashtu siç duhet.
Edhe pse çifti, të fokusuar tek puna dhe tek rritja e fëmijëve, kanë zgjedhur të jenë diskretë në jetën e tyre private, duket se Sara nuk i ka rezistuar tundimit për të ndarë me publikun, pak nga romanca e tyre disa vjeçare.
Trashëgimtarja e Top Channel ka postuar disa foto nga një arratisje e ëmbël e çiftit, diku në një vend që ata kanë preferuar ta mbajnë sekret.
“Gëzuar Ditën e Nënës. Faleminderit që more pak kohë nga fëmijët që të jesh me mua. Ledioni”; ka qenë kjo një pusullë e shkruar nga producenti Ledion Liço për bashkëshorten Sarën duke në lënë të kuptojmë që edhe Sara si pjesa më e madhe e nënave nuk e ka fort të lehtë shkëputjen nga fëmijët.
Sara dhe Ledioni u martuan në gusht të vitit 2018, pas një marrëdhënie të gjatë dashurie dhe janë prindër të tre fëmijëve, London, Roman dhe Ruya Roe.






Intervistë me Tom Ford: Ndihem bosh!

Çfarë dimë për 4 fëmijët e Tina Turner!







20 yjet e veshur më mirë në Met Gala!





