
Gerard Pique dukej më i dashur se kurrë me partneren Clara Chia Marti teksa shëtisnin dorë për dore në koncertin e Coldplay në Barcelonë të dielën. Çifti, i cili doli publikisht me romancën e tyre vitin e kaluar pas ndarjes së futbollistit nga Shakira, tashmë e shfaqin hapur romancën e tyre.
Ata dukeshin tejet të lumtur teksa po shkonin në Estadi Olympic Lluis Companys dhe futbollisti i njohur kishte në portret një buzëqeshje nga veshi në vesh. Ish-lojtari i Barcelonës kishte bërë një veshje casual, me pantallona dhe xhaketë xhins. Në mënyrë të sinkronizuar Clara 24 vjeçe, kishte zgjedhur pantallona xhins me këmbë të gjera, të cilat i kombinoi me një jelek të zi dhe triko.
Çifti dukej i freskët dhe kishin marrë ngjyrë, pasi thuhet se shkuan në Abu Dhabi për një pushim romantik për të festuar ditëlindjen e 24 të Clara.
Ndarja e këngëtares Shakira nga Gerard Pique u konfirmua majin e kaluar pas një lidhjeje që zgjati 11 vjet, nga e cila çifti ka dy djem.





Intervistë me Tom Ford: Ndihem bosh!

Çfarë dimë për 4 fëmijët e Tina Turner!







20 yjet e veshur më mirë në Met Gala!






