
Bad Bunny rrëmbeu dukshëm vëmendjen me pamjen e tij të fundit. Reperi i “Tití Me Preguntó” mori pjesë pak ditë më parë në festimet para garës në Çmimin e Madh të F1 të Monakos në Monte Carlo.
Për outfit Bunny kishte zgjedhur një veshje që ktheu jo pak koka në plazhet e famshme të Monakos. Ylli latin u shfaq me një këmishë vintage printi i së cilës ishte bikini femrash nga Jean Paul Gaultier, koleksion që u shfaq për herë të parë në vitin 1995.
Pjesa e sipërme me jakë, me mëngë të shkurtra ishte bërë nga një pëlhurë shumëngjyrësh e tejdukshme, me pika, në formën e një pjese të sipërme bikini. Artisti e kombinoi këmishën me një palë pantallona gri dhe syze dielli drejtkëndëshe Guçi me lente portokalli , të cilat i vendosi sipër flokëve të tij kaçurrelë.
Pamja argëtuese e fituesit të Grammy-së i referohet dukshëm një pamjeje të ngjashme Jean Paul Gaultier nga Kendall Jenner.
Jenner në kombinimin e saj e aksesoi fustanin me mëngë të gjata me një palë vathë të gjelbër dhe grim minimal.

Pak nga romanca e Sarës dhe Ledionit!






Intervistë me Tom Ford: Ndihem bosh!

Çfarë dimë për 4 fëmijët e Tina Turner!







20 yjet e veshur më mirë në Met Gala!




