KreuCelebrity

“Nuk mund të bëjmë muzikë gjithë jetën”; Mc Kresha dhe Lyrical Son flasin për largimin nga muzika!

“Nuk mund të bëjmë muzikë gjithë

Është një ndër dyshet me kompakte sa i përket bashkëpunimeve, ndaj nëse thua Mc Kresha ke thënë edhe Lyrical Son dhe e anasjellta.

Ndonëse janë ndër reperat më të suksesshëm të trojeve shqiptare, duket se artistët nuk kanë ndërmend të bëjnë muzikë gjithë jetës së tyre. Të ftuar këtë mëngjes në Top Albania Radio ata u shprehën se e shohin muzikën njësoj si sport, pra do të vijë një ditë dhe do ta ndalojnë.

“Ne e shohim muzikën Hip-Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip-Hop deri 50 apo 60 vjeç. Vjen një moment kur thua jam në rregull. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne.”; u shpreh Kresha

Megjithatë dyshja e artistëve i qetësuan fansat e tyre se heqja dorë nga muzika nuk do të ndodhë sot, as nesër, por pas disa vitesh.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF