Elvana Gjata ishte e ftuar këtë të premte në programin ‘Më kër të flas” ku foli për përgatitjet e koncertit të madh recital që do të mbahet më 22 qershor në stadiumin ‘Arena’ në kryeqytet.
Të ftuar shumë këngëtarë, ndër ta edhe e motra e Elvanës, soprano Migena Gjata do të jenë pjesë e koncertit që do të zgjasë rreth 3 orë. Ndër të tjera artistja rrëfeu se ndërkohë ajo po merret edhe me një tjetër projekt që është filmi.
Komedia ‘2 gisht mjaltë’ me regji dhe produksion të Ermal Mamaqit, duket se do të ketë një seri të dytë me protagoniste sërish këngëtaren Elvana Gjata.
“Shumë shpejt do të vije 2 gisht mjaltë 2, por nuk dua të zbuoj më shumë sepse nuk më lejohet”; tha Gjata gjatë intervistës.
Elvana Gjata ka treguar edhe më herët që ka dhunti edhe në aktrim, ndaj kureshtja e publikut për ta parë sërish si aktore është e madhe.