KreuCelebrity

Kate Hudson jetë nate me gruan e ish-it të saj!

Kate Hudson jetë nate me gruan e ish-it të saj!

Është një marrëdhënie që jo shpesh e hasim, por duket se aktorja e famshme Kate Hudson ka një raport mjaft të ngushë me gruan e ish të fejuarit të saj.

Kate Hudson dhe gruaja e ish-të fejuarit të saj Matt Belamy, Elle Evans, dëshmuan edhe një herë se janë në marrëdhënie të shkëlqyera teksa shijuan një natë vajzash së bashku në Londër të enjten.

mikeshat u panë duke ecur dorë për dore teksa dilnin nga vendi më in i të famshëmve në Chiltern pasi morën pjesë më herët në një shfaqje gala të mbushur me yje të Kabaresë muzikore.

Aktorja Kate, 44 vjeçe, e cila tani është e fejuar me muzikantin Danny Fujikaëa, dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të kuq të mëndafshtë, i cili i nxirrte në pah format e tonifikuara. Ngë ana tjetër edhe 30 vjeçarja Elle dukej po ashtu e mrekullueshe, e veshur me një kanotjere të zezë dhe pantallona me print gjarpri. Të dyja zonjat dukej se ishin në humor të mirë duke kaluar një mbrëmje vajzash dhe nuk mund të përmbaheshin duke qeshur ndërsa po shkonin në shtëpi.

Elle dhe Matt u martuan në gusht 2019 në një ceremoni magjepsëse të kopshtit në Malibu, 18 muaj pasi ata njoftuan për herë të parë fejesën e tyre në dhjetor 2017. Këngëtari i Muse i propozoi modeles gjatë një pushimi luksoz në Fixhi. Matt ishte i fejuar më parë me aktoren Kate për tre vite para se të përfundonin lidhjen e tyre në 2014.

Ish-ët kanë djalin e tyre Bingham, 12 vjeç dhe kanë mbetur miq të mirë pas ndarjes së tyre, pasi janë parë së bashku në disa raste gjatë viteve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF