KreuCelebrity

Beyonce zbulon gjininë e bebit të fances ‘live’ në koncert!

Beyonce zbulon gjininë e bebit të fances ‘live’ në

Zbulimi i gjinisë së bebit është kthyer në një festë më vete për çiftet që janë në pritje të një fëmije, dhe mënyra e realizimit duket një garë që s’ka fund për të gjetur mënyra sa më origjinale. Por për një çift në Gjermani, zbulimi i gjinisë së bebes së tyre u bë në mënyrën më mbresëlënëse të mundshme. 

Kështu për një çift në turneun botëror të Beyoncé-s Renaissance në Këln, Gjermani të enjten, kur diva ikonë e pop-it ra dakord të lexonte zbulimin e gjinisë së bebes së tyre në skenë para mijëra personave, me të vërtetë i çoi gjërat në një nivel tjetër.

Gjatë shfaqjes së saj të madhe në RheinEnergieStadion, Beyoncé vuri re sesi  një fans po mundohej t’i tërhequr vëmendjen e këngëtares.

“Dua ta bëj këtë si duhet, sepse që nga fillimi i shfaqjes, e kam parë këtë shenjë që thotë “A e zbulon gjininë time. Unë thjesht dua ta bëj siç duhet! A duhet ta hap zarfin?”; tha Beyonce.

Duke marrë një zarf të vogël nga fansja, këngëtarja e veshur me argjend të “Break My Soul” u sigurua që të mbante pezull sallën për një moment përpara se të hapte kartën dhe të zbulonte e emocionuar lajmin, duke bërtitur e gëzuar: “Vajzë!”

Njoftimi u prit me brohoritje nga mijëra pjesëmarrës të koncertit dhe  Beyonce e emocionuar tha: “Urime! Urime, bukuroshe!” Më pas ajo ju drejtua turmës për një numërim mbrapsht për të ndarë siç duhet urimet me prindërit e ardhshëm për lajmin e madh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF