KreuCelebrity

Lanë pas inatet dhe fyerjet! 9 raportet VIP që u rregulluan.

Lanë pas inatet dhe fyerjet! 9 raportet VIP që u rregulluan.

Shpeshherë në radhët e VIP-ave të A listës shqiptare ka pasur konfrontime mes personazheve publikë të cilët në distancë ose edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë shenjestruar njëri tjetrin në sharje dhe fyerje duke prishur raportet mes tyre. Për disa inati ka zgjatur me vite e për të tjerë kanë mjaftuar pak javë apo muaj për të rregulluar një raport të prishur. Bordo ju sjell vë vëmenje 9 marrëdhënie VIP-ash që së fundmi janë rregulluar pasi njëra apo të dyja palët kanë ngritur flamurin e bardhë të paqes.

Soni Malaj dhe Butrint Imeri

Epiteti ‘është e keqe’ që këngëtari Butrint Imeri i vuri Soni Malajt tri vite më parë në ‘Shiko kush luan’ nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares asokohe e cila nuk ja përtoi një replikë virtualisht në instagramin e saj. Soni thumboi artistin nga Kosova duke thënë se emrin Butrint nuk e meriton kushdo dhe fare mirë ‘Butrintët’ e tjerë për Sonin do të ishin një markë tapash veshësh. Oopss i hdhur ky koment…Por ja tek jemi sot 3 vite pas sherrit ku Soni Malaj shfaqet e ftuar në ditëlindjen e 27-të të këngëtarit Imeri e duket se dyshja e ka rrëgulluar raportin dhe gëzojnë respekt për njëri tjetrin.

Ledion Liço dhe Noizy

Ka qenë një ndër sherret më të bujshme të shoëbiz-it ai mes reperit Noizy dhe producentit Ledion Liço. Kujtojmë se 6 vite më parë Noizy duhej të ishte pjesë e Top Aëards, por papritmas, iku dhe postoi në Instagram një status kundër organizatorëve dhe kundër Ledion Liços, duke mos u mbështetur më mediatikisht nga asnjë kanal i Top medias. Ai nuk kurseu as ofendimet ndaj Ledionit të cilin e quajti “gay”. Ndërkohë që publiku e kishte marrë të mirëqenë faktin se Noizy nuk do të shkelte më kurrë në televizionin Top Channel, akulli u thye në verën e 2022-it kur papritur reperi u shfaq në programin e mëngjesit. Ashtu si dhe pritej, çështja e parë të cilën reperi foli ishte  depati me Ledion Liçon në vitin 2016, pasi u largua papritur nga Top Aëards. Ai tha se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur kohë më parë, mirëpo u justifikua me moshën.

Noizy dhe Stresi

Për dekada dyshja e famshme e reperave e kanë ndarë publikun në dy kampe fansash të quajtur OTR dhe TBA. ‘Lufta’ filloi në botën virtuale, në internet dhe në sitet e ndryshme sociale, dhe më pas gjithçka zbriti në terren në botën reale ku shpesh mes dy grupeve dhe lidëreve të tyre ka patur edhe konfrontime fizike. Inati 12 vjeçar mes reperave ka marrë fund dy vite më parë ku duket se hapin i pari e hodhi Arkimed Lushaj (Stresi) ku nëpërmjet një video live pranoi se nuk është mirë që të ketë konflikte të tilla mes shqiptarësh. Ky koment mori menjëherë aprovimin e Rigels Rajkut (Noizy) e duket se që atëherë dyshja e kanë rregulluar raportin e tyre duke u kthyer në miq të mirë.

Julian Deda dhe Gentian Zenelaj

Shumë herë e kanë ndarë skenën bashkë, por për arsye që askush prej tyre nuk ka preferuar t’i bëjë publike për një periudhë relativisht të gjatë kolegët Julian Deda dhe Gentian Zenelaj nuk i kanë folur shoshoqit. Megjithatë, lajmi i mirë është se dy kolegët dhe miqtë e vjetër i lanë pas krahëve hatërmbetjet dhe janë pajtuar sërish. Në një intervistë për “Historia ime” në “Tv Klan”, Julian Deda shpjegoi arsyen e pajtimit me Julianin.
Madje, ai me humor shtoi se marrëdhëniet e tyre janë aq të mirë dhe tashmë flasin aq shumë, sa “rrezik prishen prapë”.
“Deri tani na kanë pyetur pse u ndatë, askush nuk na ka pyetur pse u bashkuat. E vërteta është që rikthimi i Gentit apo prania e Gentit në spektakël i ka dhënë absolutisht një peshë tjetër spektaklit. E gjitha kjo duket në skeçe, në audiencë, por edhe në të mirën e spektaklit. Është një vlerë e shtuar në mënyrë të padiskutueshme. Edhe Gentin e kishte marrë malli të luante në një spektakël humori. Është një rikapitullim dhe nuk ja vlen të kthejmë kokën prapa, për të parë çka ndodhur deri më sot, nuk ja vlen fare. Flasim aq shumë sa ka rrezik do prishemi prapë.”- u shpreh Juli duke lënë të kuptohet edhe njëherë se gjithçka ia kanë lënë të kaluarës.

Stresi dhe Juliana Nuraj

Ishin dy protagonistët në reality-shoë-n Big Brother VIP Kosova dhe shpesh përplasjet e Stresit dhe Xhulit brenda shtëpisë kanë kaluar edhe në fyerje personale. Debatet jo rrallë kanë qenë aq të zjarrta sa askush nuk do ta besonte se një ditë titanët e BBV Kosova do të bëheshin miq. Por ja që ndodhi. Stresi dhe Xhuli duket se i kanë lënë inatet brenda shtëpisë ku bashkëjetuan për tre muaj dhe pasi programi mbaroi dyshja janë kthyer në miq të mirë.

Tuna dhe Cozman

Miqësi-dashuri-urrejtje-miqësi…këtë udhëtim duket se ka bërë marrëdhënia mes dy artistëve Tuna dhe Cozman. Pasi i dhanë fund romancës disa vjeçare duke mos ja kuryser disa thumbime herë pas here njëri tjetrit në rrejte sociale, dyshja vijuan secili me jetën personale dhe karrierën të ndarë nga njëri tjetri. Por dimrin e këtij viti ish-çifti vendosën të rregullonin raportin e tyre duke u risjellë një tjetër bashkëpunim në këngë. Kënga ‘I huj’ bëri bashkë dy ish-ët të cilët publikisht kanë pranuar se mes tyre për momentin ka vetëm bashkëpunim si kolegë dhe jo një rizgjim i ndjenjës së dikurshme romantike. Edhe pse zërat nuk mungojnë…

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi

Ndërsa për Tunën dhe Cozman kanë nisur aludime se mes tyre mund të rindizet zjarri, për ish-çiftin Soni Malaj dhe Flori Mumajesi duket se kjo mundësi është përjashtuar në mënyrë kategorike. Pas shumë vite shkëputje që pas ndarjes mes Sonit dhe Florit ka nisur sërish marrëdhënie por që kësaj here shkaku është vetëm puna dhe miqësia. Së fundmi kantautori ka krijuar disa këngë për Sonin duke u kthyer kështu në miq dhe kolegë të mirë.

Megi Pojani dhe Oriela Nebiaj

Një të diel teksa shihte programet që servirte ekrani shqiptar, Oriela Nebiaj ndjeu të shprehte revoltën se sipas asaj ajo çfarë shfaqej ishte tallava dhe moderatoret zhgarravina. Oopps e kishte me Megi Pojanin. Pra sipas Orit të shihje Megin në ekran ishte dhimbje sysh. Replika e Megit nuk vonoi dhe siç ndodh në këto raste replikë pas replike e gjjtha më pas është histori…moderaoret për ca kohë nuk e simpatizuan njëra tjetrën. Të paktën deri kur ishte sërish Ori Nebiaj ajo që e nisi sërish ‘lojën’ por kësaj here me një koment tejet pozitiv për pjesëmarrjen e Megi Pojanit në Dancing With The Stars. Nuk e dimë si ka shkuar më pas, por me siguri vajzat përshëndeten miqësisht me njëra tjetrën.

Olti Curri dhe Soni Malaj

Përplasja e tyre ka shkuar deri në gjyq, por ja që sot janë miq të mirë. Disa vite më parë këngëtarja Soni Malaj paditi në gjykatë për fyerje, opinionistin Olti Curri. I gjithë shkaku i kësaj ngjarje ishte një status që Olti bëri në ‘Facebook’ dhe në të përmendte edhe Sonin, duke komentuar një fotografi të saj.Megjithatë pas gjithë kësaj këngëtarja dhe opinionisti kanë bërë paqe dhe janë takuar për herë të parë së bashku në një event. Të dy ndodheshin në një sfilatë të organizuar në Durrës dhe në një intervistë për “Pushime On Top” kanë treguar se çdo gjë ecën mirë. Kur u pyet se me cilët VP-a nuk flet në evente, Olti u përgjigj: “Unë flas me të gjithë, madje surpriza e surprizave këtu është Soni Malaj, me të cilën kemi pasur diçka të vogël”. Olti ka thirrur menjëherë pranë vetes Sonin dhe të dy u panë të përqafuar dhe duke qeshur së bashku gjatë intervistës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF