KreuCelebrity

Nëna e Jay Z martohet me partneren e saj!

Nëna e Jay Z martohet me partneren e saj!

Nëna e Jay-Z Gloria Carter u martua me partneren e saj prej shumë kohësh, Roxanne Wiltshire, në fundjavën e parë të korrikut 2023 në Tribeca, Nju Jork sipas mediave ndërkombëtare. Shumë nga miqtë dhe familjarët e çiftit morën pjesë në festë, me paraqitje të veçanta, si Kelly Rowland, Tina Knoëles-Lawson, Tyler Perry dhe Robin Roberts.

Natyrisht, Beyonce, nusja e Carter, ishte një tjetër e ftuar në dasmë. Këngëtarja e “Crazy in Love” kishte zgjedhur një veshje speciale për këtë rast të veçantë. Artistja fituese e çmimit Grammy veshi një fustan me korse në ngjyrë pjeshkë dhe sipër hidhi një pallto me gëzof, një çantë dore me qëndisje rozë dhe vathë të mëdhenj.

Edhe pse nuk janë publikuar foto sipas dëshmitërve thuhet se në dasmë nuk ka munguar as mbesa e Glorias Blue Ivy. Vajza e Jay-Z dhe Beyonce, Blue Ivy, ishte gjithashtu e pranishme në ceremoninë e dasmës e veshur me një fustan “të gjelbër të gjatë deri në dysheme” me një gjerdan të trashë në qafë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF