KreuCelebrity

Kryen vetëvrasje në moshën 48 vjeçare këngëtarja e njohur e muzikës POP!

Kryen vetëvrasje në moshën 48 vjeçare këngëtarja

Ylli i popit në Azi është ndarë nga jeta tragjikisht këtë fundjavë. Këngëtarja Coco Lee pasi tentoi të vetëvritej dhe u dërgua në spital kaloi për disa ditë në gjendje kome, por fatkeqësisht mëngjesin e sotëm ajo u raportua e vdekur.

Lee ishte 48 vjeç dhe prej kohësh vuante nga depresioni çka edhe e ka shtyrë të ndërmarrë aktin ekstrem. Në natën e Vitit të Ri, Lee shkroi në një postim në Instagram se ajo ishte “përballur me pengesa të mëdha” dhe e përshkroi vitin 2022 si një “vit tepër të vështirë”

E lindur në Hong Kong, Lee u zhvendos në SHBA kur ishte fëmijë dhe publikoi disa albume.

Ajo gjithashtu realizoi personazhin kryesor në versionin ‘Mandarin’ të filmit të Disney, Mulan dhe performoi një këngë nga kolona zanore e Crouching Tiger, Hidden Dragon në Oscars 2001.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF