Për javë me radhë këngëtarja Fjolla Morina është shfaqur në gjendje jo të qëndrueshme në disa video të postuara në instagramin e saj.
Këngëtarja ka bërë herë pas here akuza me emra konkretë, që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar dhe vrasës. Media në Kosovë ‘n’ZOOM’ ka bërë me dije se Fjolla është shtruar mbrëmjen e kaluar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Shpeshherë deklaratat me një fjalor të papërshtatshëm, këngëtarjai ka bërë edhe në prani të vajzës së saj 7 vjeçare.
Pak ditë më parë nëna e saj dha një deklaratë ku pranoi se vajza e saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se akuzat apo emrat që ajo përmend herë pas here në videot e saj nuk i njeh personalisht.
Ditën e sotme në instagramin e Fjolla Morina janë fshirë të gjitha postet me përmbajtje akuzash.