KreuCelebrity

Jay Z: Si e mësova që nëna ime është lezbike!

Jay Z: Si e mësova që nëna ime është lezbike!

Mediat e huaja raportuan sot se nëna e reperit të famshëm Jay Z u martua nëpërmjet një ceremonie intime. Gloria lidhi kurorë më të dashurën e saj me të cilën po jeton një histori dashurie shumë vjeçare.

Nëna e Jay Z ka katër fëmijë por e fshehu homoseksualitetin e saj për shumë vite. Në vitin 2017 Jay Z  publikoi një nga këngët e tij, “Buzëqeshje”, e cila ndau detaje rreth rrëfimit të nënës së tij tek i biri si lezbike.

“Mamaja kishte katër fëmijë, por ajo është lezbike/ Duhej të shtirej kaq gjatë se ajo është një tespian/ Duhej të fshihej në dollap, kështu që të mjekohej/ Turpi i shoqërisë dhe dhimbja ishte shumë për t’u marrë/Qante lot gëzimi kur u dashurua/ Nuk ka rëndësi nëse është ai apo ajo/Dua të të shoh të buzëqeshësh gjatë gjithë urrejtjes/,”; shkruante Jay Z asokohe në tekstin e tij.

Në rrëfimin  ‘My Next Guest Noeds No Introduction’ të David Letterman në 2018, fituesi i Grammy konfirmoi se ai në fakt qau me lot gëzimi kur mësoi se nëna e tij Carter ka rënë në dashuri. “Imagjinoni që duhet ta jetoni jetën tuaj si dikush tjetër dhe mendoni se po mbroni fëmijët tuaj. Që ajo të ulet para meje dhe të më thotë: ‘Mendoj se dua dikë…’ Unë qava vërtet. Unë qava sepse isha shumë i lumtur për të që ishte e lirë.”; i tha ai Letterman.

Vitin e kaluar, gjatë podcastit të së premtes ‘D’Usse’, nëna e tij tregoi gjithashtu momentin kur u rrëfye te djali i saj. “Një ditëmë në fund vendosa  t’i tregoja se kush isha. Përveç nëna juaj, ky është personi që jam unë, e dini? Kjo është jeta që kam jetuar. Ai filloi të qante dhe thoshte: ‘Duhet të ketë qenë një jetë e tmerrshme, mama’. Unë thosha: ‘Jeta ime nuk ishte kurrë e tmerrshme. Ishte thjesht ndryshe.’ Kështu që kjo e bëri atë të dëshironte të bënte një këngë për atë çfarë jam unë”; tregoi Gloria Carter

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF