Pas gjashtë vitesh martesë, Ricky Martin dhe Jëan Yosef po divorcohen. Lajmin e ka konfirmuar vetë çifti nëpërmjet një deklarate për tabloidin People.
“Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme”, thanë superylli portorikan dhe artisti siriano-suedez për People në një deklaratë të përbashkët.
“Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në paqen dhe miqësinë për të vazhduar edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë, duke ruajtur respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin”, vijon ish-çifti, të cilët ndajnë dy fëmijë: vajza Lucia, e lindur në 2018 dhe djali Renn, i lindur në 2019. (Martin mirëpriti më parë djemtë binjakë Matteo dhe Valentino, të lindur në 2008, të cilët do të vazhdojë t’i rrisë si prind i vetëm)
Martin, 51 vjeç dhe Yosef, 38 vjeç u njohën për herë të parë në Instagram në vitin 2015 dhe filluan të takoheshin gjashtë muaj më vonë. Ata e zyrtarizuan romancën e tyre në tapetin e kuq në 2016 amFAR Inspiration Gala dhe njoftuan fejesën në të njëjtin vit përpara se të martoheshin në 2018.