KreuCelebrity

Me bikini më pak se 20 dollarë Rihanna shkëlqen me barkun e rrumbullakosur!

Me bikini më pak se 20 dollarë Rihanna shkëlqen me barkun e

Rihanna shfaqi me krenari barkune e rrumbullakosur ndërsa pozonte me të brendshme shumëngjyrëshe në fotot e reja në Instagram të shpërndara të hënën, për të promovuar linjën e saj të re ‘Savage X Fenty’.

Krijuesja e hitit ‘Umbrella’, 35 vjeç, e cila së fundmi shijoi një arratisje në vendin e saj në Barbados me të dashurin A$AP Rocky dhe djalin RZA, festoi lancimin e koleksionit të saj të ri të të brendshmeve Sheer X.

Fituesja e Grammy-t ka realizuar disa nga pozat e saj të preferuara brenda një dhome magazinimi që kishte rafte të mbushura me pëlhura të ndryshme, ndërsa modelonte disa pjesë.

Ajo veshi një palë bikini ‘Sheer X Demi Spacer’ ngjyrë rozë e kuqe, e cila aktualisht kushton pak më pak se 20 dollarë. Flokët e saj të errëta i kishte ndarë në mes dhe hedhur poshtë drejt shpatullave.

Rihanna dhe partneri i saj janë në pritje të fëmijës së dytë, i cili do të vijë në jetë në vjeshtë. Gjininë e bebit dyshja e famshme kanë zgjedhur ta mbajnë sekrete.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF