Në Amfiteatrin mijëravjeçar mbrëmjen e 8 korrikut të gjithë Yjet u mblodhën në Butrint. Aktori dhe poeti Timo Flloko mblodhi bashkë emra të njohur të artit, kinemasë, politikës e jetës publike të cilët këtë fundjavë i bashkoi një ndjesi: vlerësimi për poezinë e Timo Fllokos.
Një event madhështor i kuruar në detaj nga vetë Vera Grabocka, e ktheu Butrintit në një vend magjik. Për rreth dy orë të pranishmit shijuan shpirtin e poezisë së Timos që ju dha jetë nëpërmjet interpretimeve të këngëtarëve dhe aktorëve.
Tenori Sajmir Pirgu dhe sopranoja e famshme gjeorgjane Nino Machaidze i dhanë prekjen klasike nëpërmjet interpretimeve potente që mbushën të gjithë hapësirën e teatrit të Butrintit.
Dy breza aktorësh nga Luiza Xhuvani, Ema Andrea e deri tek Nik Xhelilaj e Kristian Koroveshi dhuruan për të pranishmit që soditnin nga kaveat, magjinë e interpretimit të poezisë së Timo Flloko.
Për t’u ndalur më pas në këngët shkruar nga pena e Fllokos, që ndër vite janë kthyer në himn dashurie. Këngëtarë të muzikës së lehtë e veshën poezinë e aktorit të njohur me tinguj e nota duke i dhënë edhe më shumë jetë magjisë së asaj nate. Por cilët ishin VIP-at e pranishëm dhe çfarë veshën ata?
Bordo ju sjell foto ekskluzive nga brendia e mbrëmjes gala.