Me gjithë impenjimet e shumta si drejtuese dhe producente në Top Media, motrat Lori dhe Sara Hoxha po shfaqen gjithmonë e më rrallë në publik e po aq rrallë në rrjete sociale.
Postimet në llogaritë e tyre në instagram janë me pikatore, ndaj sa herë që gjatë scroll-it në rrjetin social del një foto e sapopostuar nga Lori apo Sara pakkush rri indiferent. Pak minuta më parë në llogarinë e saj në instagram, më e madhja e familjes Hoxha postoi një fotografi teksa duket me të motrën Sarën.
Të veshura të dyja me fustane me print lulesh, Lori dhe Sara kanë zgjedhur një kënd pas së cilit kishte disa trëndafila të vegjël.
“Të gjithë janë në Threads, por të flas më pak dhe të vëzhgoj më shumë ka qenë gjithmonë gjëja ime”; ka shkruar trashëgimtarja e Top Channel përbri fotos, duke ju referuar Threads, rrjetit social më të ri që u hap vetëm pak orë më parë.
Nuk dihet se ku është shkrepur foto e motrave, por me siguri në një prej darkave familjare për të cilat ato janë tejet diskrete për t’i ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.