KreuCelebrity

Zbulohet subjekti i filmit ‘Në kuadër të dashurisë’!

Zbulohet subjekti i filmit ‘Në kuadër të

Prej disa javësh kasti dhe produksioni i filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixhari janë shpërngulur në qytetin e Korçës ku po xhirojnë.

Ajo çfarë dinim që prej fillimit ishte se Luizi dhe Olta janë një çift që kalojnë disa peripeci për të qenë bashkë. Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja rreth subjektit të filmit.

Sipas Kryefjala.com  ata janë një çift që kanë thuajse një dekadë bashkë dhe si të tillë kalojnë një krizë ndarjeje që në fund si në çdo komedi përfundon me “happy ending”.

Paralelisht me historinë e dashurisë së çiftit kryesor është edhe një tjetër histori dashurie që e kanë dy protagonistë të tjerë Sara Hoxha (motra e Oltës në film) dhe Roerd Toçe. Sara është motra e vogël e cila është kthyer nga Italia.
Rolin e prindërve të Oltës dhe Sarës e kanë dy aktorët kryesorë të kinematografisë shqiptare, Ndriçim Xhepa dhe Zamira Kita. Ndërsa Sotiraq Bratko vjen këtë herë në rolin e dajës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF