KreuCelebrity

Ish e dashura e Cara Delevinge fejohet me miliarderin e famshëm!

Ish e dashura e Cara Delevinge fejohet me miliarderin e famshëm!

Ylli i “Pretty Little Liars”, Ashley Benson është fejuar me të dashurin e saj Brandon Davis, i cili është një trashëgimtar nafte.

Aktorja 33 vjeçare, e cila më herët ka patur histori dashurie me reperin G-Eazy dhe me modelen Cara Delevingne, ndau lajmin e bukur duke treguar unazën e saj gjigante të fejesës me diamant në Instagram.

Brandon, 43 vjeç, i propozoi Ashley-t për një darkë romantike. Ai e quajti atë ‘dashuria e jetës sime’ në një postim në instagram.  Çifti u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike në janar, ndonëse prej vitesh janë në të njëjtin rreth të Hollivudit.

“Ata kanë shumë miq të përbashkët dhe janë të dy njerëz super argëtues dhe shumë social”, tha një burim për People në shkurt. Brandon është nipi i manjatit të ndjerë të naftës Marvin Davis, një miliarder që zotëronte asete të tilla mahnitëse si gjigandin e prodhimeve kinematografike ‘20th Century Fox’ dhe ‘Hotel Beverly Hills’.

Ashley Benson ka patur një histori dashurie për një farë kohe me modelen Cara Delevinge.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF