KreuCelebrity

Loredana poston foto me të dashurin e ri!

Loredana poston foto me të dashurin e ri!

Reperja nga Kosova Loredana prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me futbollistin gjerman Karim Adeyemi. Dyshja janë parë shpesh bashkë, por tashmë artistja  ka postuar edhe një foto që duket se konfirmon lajmet.

27 vjeçarja nëpërmjet disa fotove të postuar disa orë më parë ka konfirmuar romancën me futbollistin 21-vjeçar Karim Adeyemi.  ‘Faleminderit Zotit’, ka qenë mbishkrimi me të cilin artistja nga Kosova e ka shoqëruar kolazhin e fotografive të dy të dashuruarve.

Karim Adezemi është një futbollist profesionist gjerman që luan si sulmues për klubin e Bundesligës Borussia Dortmund dhe kombëtaren gjermane. Nuk dihet se janë njohur dyshja me njëri tjetrin por duket se fakti që kanë vendosur ta bëjnë lidhjen publike, tregon se është më shumë se një romancë kalimtare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF