Një video është shpërndarë me shpejtësi në rrjet ku tregohet momenti kur Britney Spears u godit me shuplakë nga roja i sigurisë së yllit të NBA, Victor Wembanyama.
Pamjet tregojnë incidentin tronditës jashtë restorantit Catch në hotelin ARIA, Las Vegas të mërkurën kur Britney, 41 vjeç shihet duke vrapuar drejt Victor, 19 vjeç dhe duke bërtitur ‘zotëri, zotëri, zotëri!’ me një theks britanik përpara se ta godas në shpatull.
Ndërsa këngëtarja prek yllin e NBA në anën e majtë, roja i sigurisë, i cili nuk e ktheu kokën për ta parë Britneyn, shihet duke e shtyrë prapa dhe duke e goditur në fytyrë. Pas goditjes Britneyt i ranë syzet dhe u pa duke qarë.
Pas shuplakës, Britney e mërzitur dëgjohet duke thirrur me një theks britanik: ‘Kjo është Amerika për ty. F*** ju të gjithë!’
Ndërkohë, hetimi i Departamentit të Policisë së Las Vegas zbuloi se Spears kishte qenë në të vërtetë ajo që goditi veten në fytyrë pasi roja i sigurisë së Ëembayama e shtyu dorën e saj.