KreuCelebrity

Çifti i famshëm i Hollywood shpenzuan zero lekë për dhuratën e të birit në 15 vjetorin e lindjes!  

Çifti i famshëm i Hollywood shpenzuan zero lekë për

Djali i aktorit të njohur Matthew Mcconaughey bëri debutimin e tij në Instagram si një dhuratë nga prindërit e tij në ditëlindjen e 15-të, por nëna Camila Alves pranoi se ndihet ‘nervoze’ për llogarinë e mediave sociale.

Levi Alves Mçonaughey u lejua për herë të parë të ketë një llogari personale në instagram duke u bërë edhe ai pjesë e komunitetit të rrjeteve sociale.

Babai i tij i famshëm Matthew 53 vjeç dhe nëna Camila 41 vjeç u shprehën se megjithë lutjet për tre vite me radhë ata e kanë patur të vështirë të binden për ta lejuar të birin të ketë një llogari në rrjetin social. Madje Matthew shtoi me humor se nëna e të birit ende nuk është e bindur për këtë vendim.

 ‘Gëzuar ditëlindjen Levi Alves Mcconaughey. Mund t’a besosh? U bëre 15 vjeç. Hej, shok, mamaja jote është pak nervoze sot. Një nga dhuratat që po të bëjmë, po të lejojmë sot t’i bashkohesh universit të mediave sociale. Levi, shijoje aventurën, duke shijuar rrëfimin e historisë tënde, duke shprehur veten.’: shkroi fituesi i Oscar në një postim në llogarinë e tij në instagram.

Më tej ai vijoi duke ju drejtuar atyre që do ta ndiqnin djalin e tij 15 vjeçar.

‘Ai e di se kush është dhe ai e di se ku po shkon. Unë mendoj se ai mund ta përballojë atë. Ai ka një histori të mrekullueshme për të treguar dhe ndarë. Dua që të gjithë ta dini, ju po merrni një djalë të ri shumë të lezetshëm dhe të respektueshëm në Levi Mcconaughey, dhe shpresoj që ju të mund të bëni më të mirën tuaj për ta trajtuar atë në të njëjtën mënyrë’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF