KreuCelebrity

Apeli i Fjolla Morinës: Nëse më ndodh diçka…

Apeli i Fjolla Morinës: Nëse më ndodh diçka…

Prej ditësh Fjolla Morina thuhet se është shtruar në spital për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që ka shfaqur javët e fundit. Në një intervistë të transmetuar nga Prive këtë fundjavë këngëtarja është e bindur se janë disa persona që kanë interes që ta shtrojnë në spital psikiatrik.

Janë mundur të më nxjerrin në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj në doktor, që të humb të vërtetën. Këta njerëz kanë punuar pas shpine që unë të dështoj”, tha Fjolla.

Ajo shtoi gjithashtu se nëse i ndodh diçka, do jetë motra e saj ajo e cila do bëjë denoncimin.

Nëse më ndodh diçka, te ambasada amerikane. Unë kam motrën në Amerikë, ajo do bëjë denoncimin”. Duke qenë se aktualisht këngëtarja nga Kosova ndodhet në spita duke marrë ndihmën e duhur mjekësore, intervista e transmetuar në Klan Kosova këtë fundjavë, me siguri është regjistruar disa ditë më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF