Për herë në Hollandë kurorën e më të bukurës e rrëmbeu një transgjinore. 22 vjeçarja Rikkie Valerie Kolle sfidoi të gjitha vajzat konkurrente në Miss Hollanda dhe do të jetë përfaqësuesja e shtetit të saj në Miss Universe që këtë vit do të mbahet në El Salvador.
Kjo do të jetë hera e dytë që konkursi i bukurisë botërore do të ketë në garë një vajzë që ka ndërruar gjininë, pas përfaqësues së Spanjës në vitin 2018.
Rikkie u shfaq shumë e përlotur dhe e prekur kur mori kurorën dhe u shpreh:
“Ja arrita! Që djalë i vogël kisha shumë ëndrra, tani të gjitha dolën në rrugën time. Më shikoni, sot jam një grua trans e fortë dhe e sigurt. Dashuria është dashuri, qëndro vetvetja dhe ji krenar.”
Celebrity
Harry Styles goditet nga fansi në skenë!
Celebrity