KreuCelebrity

E veshur me fustan prej diamanti, Beyonce mahnit me pamjen!

E veshur me fustan prej diamanti, Beyonce mahnit me pamjen!

Beyonce ndau me ndjekësit e saj në rrjeton social instagram një seri fotosh mahnitëse të një prej pamjeve të saj nga koncerti në Toronto të dielën.

Këngëtarja 41 vjeçare dukej rrëzëllitëse me një fustan rrjete punuar i gjithi me diamantë, me një të çarë seksi deri te kofshët.  

Nën veshjen e argjendtë të tejdukshme dhe me gurë të çmuar, dukej se ajo nuk kishte veshur asgjë tjetër, përveç një palë getash rrjete gati transparente.

28-herë fituesja e Grammy-it plotësou pamjen e saj  aksesua me një palë vathë të gjatë argjendi. Ajo nuk dukej se kishte vënë ndonjë bizhuteri tjetër, por i shtoi paraqitjes së saj grimin në ngjyrë argjendi.

Beyonce zgjodhi të mos shkruante asgjë nën post  dhe i la fotot të flasin vetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF