KreuCelebrity

Pushimet me 4 fëmijë të Arbanës dhe Eduartit!

Pushimet me 4 fëmijë të Arbanës dhe Eduartit!

Pasi shijuan disa pushime vetëm si çift i sapomartuar, për Arbanën dhe Eduartin muaji i mjaltit përfundoi aty. Është radha e pushimeve familjare dhe për ata që kanë fëmijë, e dinë se përpos kënaqësisë, lodhja në plazhe me fëmijë të vegjël është e madhe.

Çifti i njohur kanë zgjedhur Puglian për pushimet familjare me 4 fëmijë, duke qenë se moderatorja ka marrë me vete edhe mbesën e saj. Në fotot e postuara në rrjetin social instagram ata që gëzojnë më shumë sigurisht që janë Joni, Kenza, Dielli e Zoi ndërsa Arbana dhe Edi mund të ndjejnë gjithçka përveç pushimit dhe relaksit.

“Mirëmëngjes vetëm mamave me katër fëmijë. Jeni heroina”; shkruan moderatorja krah fotos se djalit të saj Jonit dhe mbesës Kenza.

Në një tjetër postim, duket Edi me një portret jo fort të lumtur që mund të ketë ardhur nga të qenit loja e preferuar e Jonit dhe Kenzës këto ditë.

Por nuk kanë munguar edhe postimet e ëmbla me në të vegjlit e shtëpisë Diellit dhe Zoit, ku vogëushja ka veshur rrobabanje ‘matchy-matchy’ me mami Arbanën.

Familja, tashmë e madhe sigurisht që po bëjnë super qejf këto ditë, ama ajo çfarë është e sigurt është se Arbana dhe Edi do të kenë nevojë për të tjera pushime pas këtyre. Kjo është pak, por e sigurt!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF