KreuCelebrity

Kështu duket Sofia Vergara në 51 vjetorin e lindjes!

Kështu duket Sofia Vergara në 51 vjetorin e lindjes!

Ndërsa ceku vitin e 51 të jetës më 10 korrik, Sofia Vergara bëri shaka se ‘tashmë i dhembin gjunjët’ teska ndau disa selfie me ndjekësit e saj në instagram. Modelja dhe sipërmarrësja spanjolle ka preferuar rivierën italiane për pushimet që përkojnë me ditëlindjen e saj.

E veshur me një top në material lino e print vijash, aktorja dhe sipërmarrësja shkrepi disa foto në ballkonin e hotelit ku po qëndron. Portreti rrëzëllitës dhe sfondi buzë detit duket se kompletojnë më së miri ‘seflien’ e ditëlindjes së Vergaras.

“Duke u zgjuar këtu në ditëlindjen time të 51-të! Ende me shëndet, ëndrra, energji, (më dhembin gjunjët tashmë) por me shumë gëzim për të jetuar! Faleminderit të gjithëve për mesazhet!!”; shkroi bukuroshja spanjolla përbri fotove.

Në mesin e atyre që j uruan Vergarën një ditëlindje të lumtur ishte edhe mikesha e ngushtë Heidi Klum. “Të dua Sofia.  Jam shumë me fat që të kam në jetën time. Gëzuar ditëlindjen;  iu përgjigj Klum postimit…

Më vonë gjatë ditës Vergara ndau në instagram më shumë foto pushimesh, e veshur me një kostum banje të bardhë, asimetrike me dantellë, me pantallona prej linoje.

Përpos geneve bujare, duket se një rol të rëndësishëm në shkëlqimin e portretit të Sofias luan edhe linja e saj kozmetike me SPF, te cilën aktorja e ka quajtur ‘Toti’,  sipas pseudonimit që i ishte vënë nga vëllai i saj më i madh., kur ajo ishte fëmijë.

“Unë u rrita në mot shumë tropikal në Barranquilla, Kolumbi, dhe askush nuk të thoshte kurrë, ‘Mos u digj nga dielli’ ose ‘Mos u nxi”, tha ajo për Harper’s Bazaar. “Do të doja ta kisha marrë atë vendim më shpejt edhe për pjesën tjetër të trupit tim, por nuk e bëra. Thjesht mendova të shpëtoja fytyrën time dhe kaq ishte. Kështu që unë nuk e kam pasur fytyrën time në diell pa mbrojtje që nga vitet ’90.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF