
Sezoni i ‘Portokalli’ është mbyllur prej disa javësh, por jo për aktorin Irgen Çela. Teksa ndodhet me pushime Çela vazhdon të krijojë situata gazmore duke shkaktuar të qeshura tek ata të cilët e shoqërojnë, por edhe tek publiku virtual në instagram.
Ndonëse nuk e ka zbuluar ku po pushon këto ditë, herë pas here aktori i humorit poston video humoristike duke rrëmbyer shikimet dhe vëmendjen e pushuesve të tjerë që ndodhen në të njëjtin vend me të.
Video teksa lahet në pishinën e fëmijëve; kur ‘bisedon’ dhe tenton të puthë një statujë, apo teksa kthehet në një delfin ‘qeros’ Irgen Çelo dhuron spektakël humori edhe jashtë ‘Portokallisë’.
Ndërsa shumë prej nesh mund të jemi thjesht duke bërë një ‘scroll’ në rrjetin social instagram, sapo shfaqet profili i Çelës është e pamundur të mos ngecësh për disa minuta në videot gazmore të tij.
Spektakli i humorit në Top Channel pritet të nisë sezonin e ri në vjeshtë dhe këtë vit thuhet se disa prej aktorëve të ‘Klanifornia’ do t’i bashkohen kastit të ‘Portokalli’. Nuk dihet çfarë personazhesh do të sjelli Irgeni këtë sezon, por me siguri gjatë pushimeve po merr energjinë dhe frymëzimin e duhur.





Miss Hollanda shpallet një transgjinore!



Harry Styles goditet nga fansi në skenë!

Njihuni me botën artistike të Erma Micit










