KreuCelebrity

Fjalët e para të Madonnës pasi doli nga terapia intensive!

Fjalët e para të Madonnës pasi doli nga terapia intensive!

Ylli i popit rikthehet në rrjetet sociale pas shtrimit në terapi intensive për një infeksion të rëndë bakterial.

Madonna, e cila së fundmi ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku ishte në terapi intensive që prej 24 qershorit, për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial, foli për herë të parë në rrjetet sociale për këtë moment të vështirë në jetën e saj, duke falenderuar fansat që i qëndruan pranë dhe ishin të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të divës.  

“Faleminderit për energjinë tuaj pozitive, lutjet, urimet dhe fjalët inkurajuese. Kam ndjerë dashurinë tuaj. Jam duke u përmirësuar dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjitha bekimet në jetën time. Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi. Mendimi im i dytë ishte se nuk doja të zhgënjeja askënd që bleu bileta për turneun tim. Gjithashtu nuk doja të zhgënjeja njerëzit që kanë punuar pa u lodhur me mua gjatë muajve të fundit, për të rregulluar mirë shfaqjen time. Urrej të zhgënjej dikë. Tani fokusi im është te shëndeti im dhe të kthehem më e fortë. Dhe ju siguroj se do të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur!”; shkroi Madonna në një postim në instagram.

Madonna, 65 vjeç, u shtrua në kujdesin intensiv në një spital të Nju Jorkut më 24 qershor pasi u gjet pa ndjenja në shtëpi. Mjekët ishin detyruar të intubojnë yllin e popit për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF