KreuCelebrity

Divorci i famshëm: Kevin Costner do t’i paguaj ish-gruas 130 mijë dollarë në muaj!

Divorci i famshëm: Kevin Costner do t’i paguaj ish-gruas 130

Kevin Costner është urdhëruar t’i paguajë ish gruas së tij Christine Baumgartner 129,755 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, si pjesë e një vendimi të përkohshëm në procedurat e tyre të divorcit.

Në një vendim të përkohshëm, një gjykatës ka urdhëruar Kevin Costner që t’i paguajë Christine Baumgartner 129,755 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, ndërsa ish-çifti vazhdon të zbulojë detaje në divorcin e tyre në vazhdim.

Më shumë se një muaj pasi ylli i ‘Yellowstone’ dhe gruaja e tij u ndanë pas 18 vitesh martesë, Christine po kërkon mbështetje për tre fëmijët adoleshentë të saj dhe Kevin, Cayden 16 vjeç, Hayes 14 vjeç dhe Grace 13 vjeç. 

Deklarata gjyqësore e publikuar më  16 qershor tregoi se Christine i kërkonte fituesit të Oskar të siguronte 248,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, si dhe të vazhdonte të mbulonte koston e kujdesit shëndetësor të fëmijëve, shpenzimet e shkollës private dhe aktivitetet jashtëshkollore.

“Përkrahja e fëmijëve që Christine po kërkon mund të duket e madhe, por kërkesa e saj është në përputhje me ligjin dhe praktikën gjyqësore të Kalifornisë. Ky është pikërisht lloji i rastit që kërkon mirëkuptim nga të dyja palët,  në mënyrë që fëmijët të paktën t’i afrohen standardit të jetesës së babait të tyre”: u shpreh avokati i Christine në një deklaratë.

Në dokumente, Christine gjithashtu pretendoi se ajo nuk ka të ardhura personale dhe pasi është marrë me rritjen e fëmijëve që prej vitit 2007 kur erdhi në jetë fëmija i parë i çiftit Caden.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF