
Edhe pse në videoklipin e fundit të reperit Don Xhoni ai u shfaq me modelen ruse Ariana Lirey me të cilën është thënë se ka një histori dashurie, duket se dyshen nuk e lidh më asgjë.
Këtë e ka konfirmuar vetë bukuroshja nga Rusia, e cila nëpërmjet pyetjeve të ndjekësve në rrjetin social instagram ka konfirmuar se është ndarë nga Don Xhoni.
Modelja i është përgjigjur pyetjeve të shumta që vijnë në DM e saj në instagram nëpërmjet një postimi në story ku shkruan:
“Kjo është pyetja më e shpeshtë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe tani jemi të lumtur të ndarë, le të themi. Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Secili ka jetën e vet”; sqaroi bukuroshja ruse rreth marrëdhënies me reperin nga Kosova.









Celebrity
Miss Hollanda shpallet një transgjinore!



Celebrity
Harry Styles goditet nga fansi në skenë!

Celebrity
Njihuni me botën artistike të Erma Micit






