
Sapo në mesnatë akrepat kanë prekur njëri tjetrin, Kiara Tito ka ftuar të dashurin e saj Luiz Ejllin të ngjisi disa shkallë, për të zbuluar më pas një surprizë emocionuese.
Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP ka lindur më 12 korrik dhe këtë vit feston 38 vjetorin, që me siguri është një ndër datëlindjet më të bukura të jetës së tij. Partnerja Kiara Tito duket se ishte kujdesur deri në detaj për të organizuar një ceremoni tejet intime, ku si rrallëherë ndodheshin vetëm ata të dy.
Një tortë, disa qirinj, tullumbace, dhe Kiara e veshur me një fustan të kuq prej sateni ishte tabloja perfekte në 38 vjetorin e Luiz Ejlli.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri, ashtu siç ke zemrën e paç jetën”; ka shkruar Kiara në postimin në të cilin ndau disa foto nga atmosfera e mbrëmjes së kaluar.
Luizi në instagramin e tij falenderoi të dashurën e tij me një togfjalësh tejet domethënës:
“Kiara Tito, faleminderit që ekziston”
Dyshja po shijojnë historinë e dashurisë e cila lindi brenda mureve të shtëpisë së reality show Big Brother VIP.











Miss Hollanda shpallet një transgjinore!



Harry Styles goditet nga fansi në skenë!

Njihuni me botën artistike të Erma Micit




