KreuCelebrity

Në festën gjigande të 5 vjetorit të Ajkës, Xhensila dhe Besi zbulojnë gjininë e bebit numër 2!

Në festën gjigande të 5 vjetorit të Ajkës, Xhensila dhe

Në 5 vjetorin e lindjes së vajzës së tyre Ajka, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku organizuan një festë madhështore me temë vajzash të vogla ‘Barbie’.

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Ndërsa vogëlushja argëtohej me mikeshat e saj të vogla dhe me familjarë e miq të mamit e babit, në fund të festës ajo zbuloi edhe gjininë e babit që mami Xhensila ka në bark.

Çifti i njohur që presin të bëhen prindër për herë të dytë së shpejti do të sjellin në jetë një djalë dhe Ajka do të jetë motra e madhe e vëllait të vogël.

A post shared by BORDO DIGITAL (@bordodigital)

Gjinia e bebit u zbulua nëpërmjet një kutie të madhe në të cilën ishin futur disa tullumbace në ngjyrë blu, ç’ka simbolizojnë ardhjen e një djali.

Prej kohësh në media online kanë qarkulluar zëra se këngëtarja Myrtezaj është në prite të fëmijës së saj të dyte, por ajo vetë nuk e ka konfirmuar, deri ditën e djeshme si dhuratë për ditëlindjen e Ajkës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF