KreuCelebrity

Brenda 50 vjetorit të legjendës italiane Bobo Vieri!

Brenda 50 vjetorit të legjendës italiane Bobo Vieri!

Legjenda e futbollit italian, Christian Vieri mbushi 50 vjeç më 12 korrik dhe e festoi këtë moment historik të rëndësishëm në Formentera, Spanjë,  me gruan e tij Costanza Caracciolo, vajzat e tyre Stella, 5 vjeç dhe Isabel, 3 vjeç dhe disa miq.

Costanza Caracciolo ndau disa foto me bashkëshortin e saj llogarinë e saj në Instagram, mes të cilave edhe foton e një puthje pasionante me ish-futbollistin, gjatë festës së ditëlindjes, ku morën pjesë edhe shumë miq të famshëm mes tyre Elena Santarelli dhe bashkëshorti i saj Bernard Corradi.

“Duke qenë se kam njëzet vjet që vij në Formentera dhe këtu duhej të bëja ditëlindjen. Deti është spektakolar dhe kush nuk do të donte të vinte. 50 është vetëm një numër, edhe nëse është një numër i rëndësishëm”; tha Bobo Vieri për ‘Corriere della Sera’.

Në festën e ditëlindjes së ish-futbollistit ishte e pranishme edhe nëna e tij Nathalie: “Mami më tha se do ta kuptoja kur do të jem gati për të krijuar familje. Mu desh pak kohë, por mirë, bëra atë që duhej”; është shprehur Christian Vieri në intervistë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF