
Të qenit i bukur fizikisht duket se rrjedh në deje në familjen Abazo, pasi geni i tyre e ka hijeshinë me tepri.
Të gjithë i njohim vëllezërit Dren e Art Abazi, të cilët përpos talentit si këngëtarë të patëmetë, dallojnë në showbiz edhe për hiret fizike duke u renditur në radhët e artistëve më të mikluar nga seksi femër.
E ndërsa Dreni dhe Arti shijojnë suksesin e tyre, pakkush mund ta dijë që familja e tyre rezervon një tjetër yll. Është motra e vogël Rina, e cila ndonëse njihet pak në publik nëse i hidhni një sy instagramit të saj, nuk ka asnjë dallim nga modelet e hijshme ne famë ndërkombëtare.
E vogla e familjes Abazi nuk ka preferuar të jetë e famshme si vëllezërit e saj, ndonëse ndjekësit në instagram shpesh e krahasojnë me yje të famshëm të botës së modelingut.
Krahas impenjimit të saj profesional në angazhimin në disa projekte të huaja në Kosovë, bukuroshja Abazi bën herë pas here edhe rolin e influenceres, por duke mos e kthyer qëllim në vetvete.
Rina Abazi, një personazh që zgjoi jo pak kureshtjen tonë, me të cilën realizuam një intervistë ekskluzive që do ta publikojmë në fundjavë. Dhe ah, mesa na tha është single!
















Miss Hollanda shpallet një transgjinore!



Harry Styles goditet nga fansi në skenë!
