KreuCelebrity

Ajka bën 5 vjeç! Mami Xhensila dhe babi Besi emocionojnë me fjalë shpirti!

Ajka bën 5 vjeç! Mami Xhensila dhe babi Besi emocionojnë me

E vogla e shtëpisë në familjen Kallaku-Myrtezaj sot mbush 5 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë prindërit Xhensila dhe Besi e kanë uruar të bijën me fjalë e urime që vetëm zemra e një prindi di t’i thotë.

Ndërsa me siguri për Ajkën është rezervuar një festë e madhe me lojëra e animatorë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku kanë uruar të bijën nëpërmjet posteve në rrjetin social instagram.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

“Masa e gjithckaje je o Ajka jone. 5 vite Drite qiellore ne syte tane…”; ka shkruar mami Xhensila përbri një videoje në të cilën ndodhet breg te detit me Ajkën në krah, duke shijuar ca momente sublime nënë e bijë. Për t’u pasuar më vonë edhe nga urimi i babi Besit, i cili e quan të bijnë lule e gjakut.

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

“Urime 5-vjetorin O lul’e bukur e gjakut tim!”; shkruan aktori ndërësa ka zgjedhur një video me një pamje piktoreske gjelbërimi xhiruar me siguri në një prej pushimeve që ka kaluar familja.

Duke u bashkuar me urimet e prindërve për Ajkën e vogël, ne jemi në pritje të fotove e videove nga festa e 5 vjetorit të Ajkës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF