KreuCelebrity

Në 38 vjetorin e lindjes, Luiz Ejlli ka dy fjalë për fansat!

Në 38 vjetorin e lindjes, Luiz Ejlli ka dy fjalë për fansat!

Luiz Ejlli është surprizuar në mesnatë nga partnerja e tij Kiara Tito, kur sapo ka kaluar ora 12 pas mesnata dhe data ka shënuar 12 korrik, ai ka shijuar një mbrëmje intime organizuar nga Kiara.

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP ka lindur më 12 korrik dhe këtë vit feston 38 vjetorin, që me siguri është një ndër datëlindjet më të bukura të jetës së tij.

Partnerja Kiara Tito duket se ishte kujdesur deri në detaj për të organizuar një ceremoni tejet intime, ku si rrallëherë ndodheshin vetëm ata të dy.

Një tortë, disa qirinj, tullumbace, dhe Kiara e veshur me një fustan të kuq prej sateni ishte tabloja perfekte në 38 vjetorin e Luiz Ejlli.

Por Luizi nuk ka harruar të falenderojë fansat e tij në ditën e shënuar, ku nëpërmjet një posti ai shkruan:

“Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që të jeni. Faleminderit për gjithçka”

Luiz Ejlli si asnjëherë më parë në reality shoë Big Brother u shpall fitues i padiskutuar i programit dhe kjo falë mbështetjes së madhe që ai ka patur nga fansat e shumtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF