
Meghan Markle mund të jetë duke u rikthyer në Hollywood, nëpërmjet një roli ikonik të lidhur me vjehrrën e saj të ndjerë, Princeshën Diana. Dukesha e Sussex u tërhoq nga aktrimi në vitin 2018, në të njëjtin vit kur u martua me partnerin e saj Princ Harry.
Ajo kishte krijuar më parë një personazh me të cilin identifikohej, duke luajtur rolin e një avokateje të re dhe të sigurt, Rachel Zane në ‘Suits’. Kur çifti la pas detyrat e tyre mbretërore në janar 2020 dhe u transferuan në Shtetet e Bashkuara, shumë fansa të aktores kanë shpresuar që ajo të kthehej shpejt në jetën e saj të mëparshme si aktore. Duket se Meghan Markle do t’i rikthehet ekranit të madh.
Sipas ‘Express’, ajo do të kthehet në ekran si ylli i një projekti prej 154 milionë dollarë amerikanë me Netflix, që mendohet se është i lidhur me Princeshën Diana. ‘Express’ raporton se filmi mund të jetë një xhirim i ‘The Bodyguard’, me Markle që do të luajë rolin kryesor, ngjashëm me Rachel Marron të origjinalit (fillimisht e luajtur nga Whitney Houston). Do të ishte një titull i përshtatshëm, duke qenë se emri i dytë i Meghan është në të vërtetë Rachel dhe personazhi i saj më i njohur quhej gjithashtu Rachel.
Kësaj i shtohet edhe konteksti dhe lidhja me vjehrrën e saj të ndjerë, Princeshën Diana. I shfaqur në vitin 1992, filmi tregon historinë e truprojës Frank Farmer (fillimisht të luajtur nga Kevin Costner) duke u përpjekur të mbrojë Rachel, një këngëtare dhe aktore nga kërcënimet me vdekje dhe një përndjekës, por në këtë proces, ata bien në dashuri marrëzisht.
Në vitin 2012, Costner zbuloi, se krijuesit e filmit kishin planifikuar të zhvillohej një ‘Bodyguard 2’ dhe kishin dashur që Princesha Diana të merrte rolin. Diana nuk ishte plotësisht e sigurt për ndërmarrjen e projektit, por kishte rënë dakord të lexonte skenarin e përfunduar. Marie claire UK raporton se konfirmimi i një vazhdimi me Meghan Markle ende nuk është shpallur, por nuk mund të mohohet se perspektiva është sigurisht emocionuese.