KreuCelebrity

Nënë për herë të dytë; Jonida Vokshi publikon për herë të parë djalin e porsalindur!

Nënë për herë të dytë; Jonida Vokshi publikon

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi më 25 qershor mirëpritën në jetën e tyre fëmijën e tyre të dytë të cilin e quajtën Ian.

Ndërsa i vogli nuk ka bërë ende një muaj jetë, mami Jonida nuk ka rezistuar dot për të ndarë një moment të ëmbël me të birin në rrjetin social instagram.

Në fotot e shkrepura duket bebushi Ian teksa fle në krahët e mamit e cila tashmë duket se ka një tjetër mashkull të preferuar.

“Zemër @besnikkrapi, më fal po kam dalë pak me mashkullin tim të preferuar”; shkruan Vokshi përbri fotove me Ianin e vogël.

Jonida Vokshi dhe Bensik Krapi u martuan më 14 shtator 2019, dhe janë prindër të dy fëmijëve; Emit tre vjeç dhe Ian pa bërë ende 1 muaj.  

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF