
Ylli i Hollyëood, Tom Cruise, u pa me Connor, djalin e tij 28 vjeçar si pothuajse asnjëherë më parë, gjatë fundjavës.
Aktori i famshëm 61 vjeç, dhe familja e tij janë aktualisht në Nju Jork për turneun e shtypit për filmin e tij të ri ‘Mission Impossible’.
Connor është më i vogli nga dy fëmijët që Tom ka me ish-gruan e tij Nicole Kidman, 56 vjeç. Duke qenë se ylli i Hollyëood nuk del pothuajse asnjëherë në publik me fëmijët e tij, kjo fotografi është ndër të rrallat.
Tom Cruise dhe Nicole Kidman adoptuan Bella Kidman Cruise, tani 30 vjeç, dhe djalin Connor 28 vjeç gjatë martesës së tyre nga viti 1990 deri në rreth 2001.
Ylli i ‘Top Gun’ më vonë u martua me Katie Holmes, me të cilën ka vajzën Suri, tani 17 vjeç. Çifti u divorcua në vitin 2012.



















