
Aktorja e famshme Goldie Hawn, e cila ndau një foto mahnitëse me rroba banje në perëndimin e diellit nga pushimet e saj të fundit në Skiathos, Greqi ka çmendur fansat me fizikun e saj.
Në foton e postuar ajo duket në breg të detit e ulur në gjunjë ndërsa perëndimi i diellit jepte shfaqjen spektakolare me të kuqërremtën e magjishme si për ta bërë edhe më fantastike foton e aktores së famshme, e cila duhet thënë se ka një fizik për t’u admiruar.
“Dita e fundit në Skiathos këtë vit. Bye bye parajsë ”, ka shkruar ajo postimin.
Fansat dhe ndjekësit e adhuruan atë shkrepje magjike, duke komentuar njëri pas tjetrit dhe duke komplimentuar Haën.
Në moshën 77-vjeçare, Hawn dhe bashkëshorti i saj Kurt Russell, 72 vjeç, po e jetojnë jetën në maksimum, pavarësisht nëse janë apo jo me pushime.
Hawn është veçanërisht e përkushtuar për drejtimin e ‘MindUp’, organizatës së saj të shëndetit mendor që synon të ndihmojë fëmijët, të menaxhojnë stresin, të rregullojnë emocionet dhe të përballen me sfidat e shekullit të 21-të me optimizëm, qëndrueshmëri dhe dhembshuri, dhe ajo ndan rregullisht këshilla të dobishme dhe frymëzuese për t’u ndjerë më e mira e versionit tuaj.
Diva e kinematografisë së viteve ’90 mori një pushim nga aktrimi në fillim të viteve 2000.



















