Këngëtarja Merita Halili, bashkëshorti saj muzikant Raif Hyseni dhe vajza e vogël e çiftit Rea ishin të ftuar pasditen e së enjtes në programin “Ftesë në 5” në Top Channel.
Ndër të tjera familja e njohur e artistëve folën Rean e cila është këngëtare njësoj si mami. Më e vogla e familjes është e vetmja nga tre vajzat e çiftit që ka ndjekur rrugën e muzikës njësoj si prindërit e saj.
Ndonëse Rea ka zgjedhur të lëvrojë zhanerin Jazz, për këngëtaren e muzikës Popullore Merita Halili është përherë emocion i madh sa herë që sheh të bijën të performojë dhe se i kujtohen prindërit e saj të ndjerë sa herë vinin dhe e ndiqnin në koncerte.
“Babai im dhe nëna ime kur kanë ardhur në recitalin e parë që kam qenë 16 vjeç, mbaj mend që ishin shumë të emocionuar dhe mami shpesh më thoshte: ‘Babi kishte shumë emocione kur dole ti’. Ata më tregonin përjetimin e tyre si prind, ndërkohë unë përjetoj Rean. Ardhja në Tiranë më kujton gjithmonë prindërit që nuk jetojnë më”; kujtoi artistja Halili ndërsa nisi të përlotej në program.