
Gjashtë muaj pas vdekjes së Lisa Marie Presley autopsia ka zbuluar edhe shkakun e ndarjes nga jeta në moshën 54 vjeçare. Sipas të dhënave vdekja e Lisa Marie Presley u shkaktua nga ndërlikimet kirurgjikale për humbjen e peshës që penguan zorrën e saj të funksiononte normalisht gjithashtu u zbulu se në trupin e të ndjerës kishte përmbajtje të qetësuesve opioidë.
Lisa Marie pësoi arrest kardiak në shtëpinë e saj në Calabasas dhe vdiq në një spital në Los Anxhelos më 12 janar 2023.
Obstruksioni (bllokimi) i zorrëve ishte shkaktuar nga ngjitjet që u zhvilluan pas operacionit bariatrik për t’u dobësuar.
Vajza e legjendës Elvis Presley u dërgua me urgjencë në spital më 12 janar pasi pësoi. Rezultatet e toksikologjisë tregojnë gjithashtu se Lisa kishte nivele ‘terapeutike’ të Oksikodonit në gjakun e saj, ku u gjet edhe një opioid i dytë Buprenorfinë, i cili përdoret për të trajtuar varësinë nga opioidet. Mjeku ligjor thekson se nuk u gjet asnjë ‘parafernal droge ose lëndë narkotike’ në shtëpinë e saj dhe se analiza e toksikologjisë së urinës së saj ishte negativ.
Raporti konfirmon se Lisa kishte një procedurë kozmetike disa muaj para vdekjes së saj dhe iu dhanë opioidë për qetësimin e dhimbjeve. Lisa Marie, e cila ishte një këngëtare-kantautore me tre albume në studio midis viteve 2003 dhe 2012, sapo kishte marrë pjesë në ceremoninë e 80-të të Golden Globe Aëards në Los Angeles me nënën e saj Priscilla dy ditë para vdekjes së saj.



















