KreuCelebrity

Akuzohet nga katër burra për ngacmim seksual: Aktori i famshëm pranon se me njërin ka patur prekje romantike!

Akuzohet nga katër burra për ngacmim seksual: Aktori i famshëm

Aktori fitues i Oskarit, Kevin Spacey, tha në një gjykatë në Londër të enjten në gjyqin e tij të vazhdueshëm për sulm seksual se vetëm me njërin prej katër burrave që e akuzojnë ai ka patur një flirt romantik

“Ai ishte gazmor, simpatik dhe flirtues. Me kalimin e kohës ne filluam ta prekim njëri tjetrin në mënyrë romantike dhe intime,” tha Spacey në Gjykatën Southëark të Londrës.

Spacey vazhdoi të thoshte se marrëdhënia e çiftit u bë “disi seksuale”, por shtoi se të dy nuk u përfshinë në marrëdhënie të vërteta seksuale, pasi viktima nuk donte të shkonte më tej.

“Kjo ndodh ndonjëherë, dhe ne thjesht respektojmë se sa larg dikush dëshiron të shkojë apo jo”; tha Spacey.

Aktori e përshkroi kohën që ai dhe akuzuesi kishin kaluar së bashku si “argëtim” dhe tha se ishte “i tronditur” nga akuzat e bëra kundër tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF