KreuCelebrity

Jennifer Lopez 53 vjeç na e prishi prap ditën me fotot e fundit!

Jennifer Lopez 53 vjeç na e prishi prap ditën me fotot e fundit!

Ndoshta ju që merreni me palestër dhe numëroni fletat e sallatës jeshile në dietën tuaj ushqimore nuk keni asnjë problem me këto foto të Jennifer Lopez 53 vjeç teksa drejtohet për në palestër, por ne që dietën e lemë gjithmonë për të hënën dhe sallatën jeshile e zëvendësojmë me bukë dhe makarona,  fiziku i divës latine nuk na bën aspak krenarë për veten. Por le të kthehemi në temë.

Jennifer Lopez është e njohur për etikën e saj të punës, veçanërisht kur bëhet fjalë për të qëndruar në formë.

Këngëtarja e ‘Let’s Get Loud’, 53 vjeç u fotografua këtë të enjte teksa po largohej nga palestra ku ajo ushtrohet Kaliforni dhe vëmendjen si shpesh në paraqitjet e saj e mori fiziku i tonifikuar.

Ylli i ‘Marry Me’ dukej se ishte me nxitim teksa u shfaq e veshur me një ‘top’ të shkurtër sportive dhe streçe palestre të cilat ja theksonin edhe më format bombastike.  

Barku i saj i tonifikuar, shpatullat dhe gjoksi ishin të ekspozuara si një dëshmi e përkushtimit të saj ndaj fitnesit.

Po ju si jeni me trupin këtë verë?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF