KreuCelebrity

Rrëfimi tronditës i këngëtares: Jam përdhunuar në X Factor!

Rrëfimi tronditës i këngëtares: Jam përdhunuar në

Ish-konkurrentja e X Factor, Lucy Spraggan, ka zbuluar se ajo u largua nga spektakli kur u përdhunua nga një portier në dhomën e hotelit ku ajo po qëndronte pas festimit të ditëlindjes Rylan Clark në edicionin e  vitit 2012 ku ajo ishte pjesëmarrëse.

Ndonëse kënga ‘Last Night’ që Lucy këndoi në audicionin e saj u bë videoja e katërt më e shikuar në botë, artistes ju desh ta linte përgjysmë garën pas vetëm 3 netësh live për shkak të dhunës seksuale që u ushtrua mbi të. Pasi shkëlqeu në tre shfaqje të drejtpërdrejta, sulmi brutal e la atë të paaftë për të vazhduar X Factor për shkak të efekteve të forta anësore të mjekimit Pep,  një ilaç që jepet nga mjekët që mund të parandalojë dikë që të infektohet me HIV.

Abuzimi seksual thuhet se ka ndodhur pas festës së ditëlindjes së 25-të të Rylan Clark, ku stafi dhe këngëtarët kosumuan alkool dhe Spraggan asokohe 20 vjeç ra pa ndjenja në klub.  Në rrëfimin e saj për ‘Guardian’ ajo ka treguar se  një anëtar i ekipit të produksionit e shoqëroi këngëtaren për në hotel, ku një nga rojet e  hotelit është  ofruar për ta ‘ndihmuar’ ta çojë Spraggan të sigurt në dhomë.

Por ndërsa anëtarja e stafit doli nga dhoma e saj, portieri thuhet se ka penguar manualisht dhomën të mbyllej automatikisht. Kjo do të thoshte se roja më pas ka përdorur një kartë për të hyrë në dhomë dhe për të kryer përdhunimin. Të nesërmen, Spraggan u zgjua dhe menjëherë kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.

Edhe pse asohoke dhunuesi është dënuar me 10 vite burgim në rrëfimin e saj këngëtarja ka treguar se pas largimit të saj nga X Factor, askush nuk është interesuar më për të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF