KreuCelebrity

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck festojnë 1 vjetorin e martesës me familjen e përzierë!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck festojnë 1 vjetorin e martesës me

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez festuan një vjetorin e martesës me familjen e tyre të përzier të dielën në Los Angeles. Aktori, 50 vjeç dhe këngëtarja e ‘Jenny From The Block’, 53 vjeç, shënuan këtë rast të veçantë duke shijuar një drekë në Beverly Hills me tre nga fëmijët e tyre nga lidhjet e mëparshme.

Më pas, ylli i “Air” mori aktoren “Marry Me” dhe binjakët e saj 16-vjeçarë, Emme dhe Max, si dhe djalin e tij Samuel, 11 vjeç  në një shëtitje me “Ford Bronco” të tij të vjetër blu të ndezur.

Affleck është gjithashtu baba i vajzave Violet, 17 vjeç dhe Seraphina, 14 vjeç nga martesa e tij e kaluar me ish-gruan, Jennifer Garner. Çifti i lumtur kishte lidhur kurorë fshehurazi dhe kishte ikur këtë herë vitin e kaluar në Las Vegas.

Për përvjetorin e parë të martesës diva Jlo kishte veshur një fustan të gjatë me printe florale. Ajo i shtoi disa centimetra gjatësisë së saj me një palë taka me platformë të bardhë. Në krah të saj, Affleck kishte zgjedhur një veshje më ‘casual’ që përbëhej nga një palë xhinse dhe një këmishë e bardhë.

Për herë të parë Lopez dhe Affleck u takuan në xhirimet e ‘Gigli’ në vitin 2002. (Në atë kohë, ajo ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë, Cris Judd, përpara të divorcoheshin në 2003.) Menjëherë pas divorcit nga Chris, Jennifer Lopez krijoi një romancë me Ben Affleck. Çifti u nda në në janar 2004 për t’u takuar dhe ridashuruar pas 17 vitesh. Gushtin e kaluar, ata mbajtën një ceremoni të dytë martese për të festuar martesën e tyre në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF