KreuCelebrity

6 ndarjet VIP të muajit Korrik!

6 ndarjet VIP të muajit Korrik!

Muaji korrik duket se nuk ka qenë ndër muajt më të bukur për disa prej emrave VIP të A-listës botërore, duke qenë se disa prej tyre i kanë dhënë fund martesës, duke mbyllur kështu një kapitull disa vjeçar dashurie.

Sofia Vergara divorcohet pas 7 vitesh martesë!

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello kanë vendosur të vazhdojnë jetën të ndarë nga njëri tjetri. Lajmin e ka bërë publik vetë çifti ku deklaruan se do të divorcohen. Dy aktorët u bashkuan në vitin 2014 dhe u fejuan 6 muaj më vonë. Ata u martuan në vitin 2015, por nuk patën kurrë fëmijë së bashku, edhe pse Sofia ka një djalë nga një lidhje e mëparshme.

Christine Baumgartner dhe Kevin Costner jo më bashkëshortë pas 18 vitesh martesë

Çifti ikonik i Hollywood për arsye që kanë preferuar t’i mbajnë private janë ndarë. Christine Baumgartner paraqiti kërkesën për divorc nga Kevin Costner pas 18 vitesh martesë, të cilën përfaqësuesi i Kevin Costner e konfirmoi në një deklaratë për People: “Është me pikëllim të madh që rrethanat jashtë kontrollit të tij kanë ndodhur që kanë rezultuar që z. Costner duhet të marrë pjesë në një zgjidhje të martesës me divorc.  Ne kërkojmë që privatësia e tij, e Christine dhe e fëmijëve të tyre të respektohet ndërsa ata kalojnë në këtë kohë të vështirë.”

Ariana Grande dhe Dalton Gomez i japin fund

Ariana dhe Dalton po shkojnë drejt divorcit pasi këngëtarja u pa pa unazën e martesës në Wimbledon këtë fundjavë. Sipas një burimi të Entertainment Tonight, Ariana dhe Dalton u përpoqën t’i bënin gjërat të funksiononin, por në fund të fundit ata thjesht nuk ishin të përshtatshëm. Dalton ka qenë shumë privat për marrëdhëniet e tyre me kolegët e tij të punës dhe nuk ka folur shumë. për ndarjen e tyre. Çifti u martua në Maj të vitit 2021.

Pas gjashtë vitesh martesë, Ricky Martin dhe Jwan Yosef po divorcohen.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë dyshja të cilët kanë dhanë një deklaratë të përbashkët. “Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme”, thanë superylli portorikan dhe artisti siriano-suedez për People në një deklaratë të përbashkët. Çifti kanë dy fëmijë bashkë, ndërsa Ricky Martin ka edhe dy fëmijë të tjerë që kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate.

Adam Smith dhe Billy Porter ndahen miqësisht pas 6 vitesh martesë

Adam Smith dhe Billy Porter i kanë dhënë fund romancës së tyre pas  6 vitesh martesë. Një përfaqësuesi i çiftit konfirmoi lajmin e trishtuar për People, duke thënë pjesërisht, “Vendimi ishte miqësor dhe i ndërsjellë dhe u mor pas shumë shqyrtimesh. Ata vazhdojnë ta duan dhe mbështesin njëri-tjetrin ndërsa nisin këtë kapitull tjetër të jetës. Nuk do të ketë komente të mëtejshme nga asnjëra palë dhe do të vlerësohej nëse respektohet privatësia e tyre.”

Një kritikë nga partneri mjaftoi që Bebe Rexha t’i japi fund romancës me Keyan Safyari

Dukej sikur ishte shumë e lumtur me partnerin e saj. Por mjaftoi një mesazh i tij që Bebe Rexha të vendoste ndarjen nga Keyan Safyari. Këngëtarja e famshme shqiptare postoi një “screenshot” (të fshirë më vonë) nga biseda me Safyrari, ku ai e kritikonte për faktin se ajo kishte shtuar 15 kg.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF