Nuk është asnjëherë e lehtë për një prind të divorcuar t’i prezantojë fëmijës një partner të ri që nuk është babai/nëna e tij. Në raste të tilla partneri i ri i nënës apo babait luan një rol kyç në ndërtimin e një marrëdhënie të shëndetshme mes tij dhe fëmijës.
Arbana Osmani, e cila ka një djalë nga martesa e parë dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa me Eduart Grishaj me siguri ndihet shumë me fat dhe krenare për marrëdhënien që bashkëshorti Grishaj ka krijuar me djalin e saj Jonin.
Në postimet e moderatores dhe regjisorit në instagram kemi parë që Edi dhe Joni kanë një raport të shkëlqyer dhe shpesh Joni e quan partnerin e mamit me përkëdheli ‘Edushi’.
Duke njohur pasionin e madh të djalit të Arbanës për legot, regjisori në çdo udhëtim që bën me apo pa bashkëshorten e tij, në kthim ka gjithmonë një kuti të madhe me lego për shokun e tij Jonin.
Aktualisht familja ndodhet në Puglia me pushime e duket se Edi është loja e preferuar e Jonit, i cili nuk merr asnjëherë një Jo. Duke qenë se dy fëmijët e tjerë të çiftit Dielli dhe Zoi janë shumë të vegjël, me siguri regjisori Grishaj i shijon më shumë lojërat me Jonin, i cili mund të përballojë edhe ndonjë hedhje në pishinë nga shpatullat e larta të Edushit.
Apo si kjo video ku Eduarti pranon me kënaqësi të argëtojë fëmijët në një cirk në resortin ku familja po qëndron këto ditë.
Çifti i njohur kanë zgjedhur Puglian për pushimet familjare me 4 fëmijë, duke qenë se moderatorja ka marrë me vete edhe mbesën e saj. Në fotot e postuara në rrjetin social instagram ata që gëzojnë më shumë sigurisht që janë Joni, Kenza, Dielli e Zoi ndërsa Arbana dhe Edi mund të ndjejnë gjithçka përveç pushimit dhe shlodhjes.
Familja, tashmë e madhe sigurisht që po bëjnë super qejf këto ditë, ama ajo çfarë është e sigurt është se Arbana dhe Edi do të kenë nevojë për të tjera pushime pas këtyre. Kjo është pak, por e sigurt!