KreuCelebrity

Lindsay Lohan bëhet nënë: zbulon emrin e bebit!

Lindsay Lohan bëhet nënë: zbulon emrin e bebit!

Lindsay Lohan ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, një djalë me bashkëshortin Bader Shammas. Ylli i kinematografisë 37 vjeç, e cila u martua me Shammas në vitin 2022, e ka quajtur djalin e saj Luai dhe prindërit e rinj janë marrosur pas pjesëtarit më të ri të familjes.

Foshnja ka lindur në Dubai, vend ku çifti jeton prej disa kohësh. Kuptimi i ‘Luai’ është një emër arab që do të thotë “mburojë ose mbrojtës”.

Mediat e huaja raportojnë se anëtarët e tjerë të familjes së Lindsay së shpejti do të udhëtojnë në Dubai për të takuar Luain. Një nga mbretëreshat e adoleshencës të viteve ’90 fillim të viteve 2000, Lindsay u ngrit në qiell me famë me rolet e saj në filmat e saj të dashur si ‘The Parent Trap’, ‘Freaky Friday’ dhe ‘Mean Girls’.

Megjithatë, renditja e bukuroshes flokëkuqe në krye të listës A të aktorëve në botë erdhi me një çmim. Ajo përjetoi beteja shumë publike me varësinë ndaj alkoolit dhe suspstancave narkotike dhe ka marrë disa herë ndihmë mjekësore të specilaizuar në qendra rehabilitimi.  

Në vitin 2021 ajo befasoi miliona ndjekësit e saj në Instagram duke shpërndarë foto që konfirmonin se ishte fejuar me financierin Bader Shammas.

Çifti u martuan më 3 prill 2022. Një vit më vonë, në mars 2023, ylli i Georgia Rule njoftoi se pritej fëmija i saj i parë me Bader.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF